Dy fëmijë janë plagosur në Gerdec në shkollën e ndërtuar pas tragjedisë, pas shembjes së derës hyrëse me xhama.
Shefki Sefa, njeri nga prinderit e femijeve te plagosur ka vendosur te padise ne gjykate Ministrine e Arsimit dhe bashkine e Vores per demtimin e te bijes dhe rrezikimin e saj nga shembja e befte e xhamit ne deren hyrëse të shkollës.
Në shkollën 9-vjecare në Gërdec xhamat e thyer jane zevendesuar menjehere dhe nuk ka mbetur asnje shenje. Gjurmet e vetme te kesaj ngjarje jane plaget ne fytyren e syrin e Anjeza Sefes, 8 vjece dhe Devi Durdes 7 vjec.
I kontaktuar ne telefon, kryetari i bashkise se Vores, zoti Fiqiri Ismaili u shpreh se shembja e xhamave ka ndodhur per shkak te lojes se femijeve dhe jo nga cilesia e punimeve.
Top Channel