Beteja për hipotekat

30/04/2011 19:45

Bashkia e Tiranës  e konsideron gënjeshtër premtimin e radhës të kandidatit demokrat për  Bashkinë e Tiranës se do të bëjë hipotekimin e pallateve të reja.

Nënkryetarja e bashkisë së kryeqytetit, Albana Dhimitri, ka deklaruar se ka qenë vetë zoti Basha në kohën kur mbante postin e ministrit të Punëve Publike që nëpërmjet nenit 28 të ligjit 9482 ia ka hequr këtë kompetencë bashkisë.

“Lulzim Basha, në cilësinë e ministrit të Punëve Publike, në vitin 2006 ndryshoi ligjin për hipotekat duke ia hequr Bashkisë të drejtën e legalizimit të pallateve që kishin kryer shkelje të lejeve të ndërtimit. Ne vëmë në dispozicion të gjithë dokumentacionin për 400 pallate të cilat Bashkia ia ka dërguar zyrtarisht ALUIZN-it që prej vitit 2008. Kjo qeveri mban peng qytetarët e Tiranës duke mos I dhënë hipotekat e pallateve”, u shreh Dhimitri.

Zëdhënësja e fushatës së zotit Basha ka reaguar duke përsëritur edhe një herë premtmin e bërë një ditë më parë nga kandidati i Partisë Demokratike për Bashkinë e Tiranës.

“Edi Rama dëshmoi edhe një herë sot se është i vendosur të ndjekë politikën e tij të vjetër duke treguar me gisht fajtorët dhe duke mos mbajtur vetë asnjë përgjegjësi. Cështja e hipotekimeve ka mbetur e pazgjidhur pikërisht sepse Bashkia e Tiranës nuk ka bërë punën e saj. Basha është angazhuar që në 6 muajt e parë të mandatit të tij do të pajisë me hipoteka qytetarët e Tiranës që jetojnë në apartamente, por që ligjërisht ende nuk janë pronarë. Lulzim Basha siguron edhe një herë se seri më 15 nëntor të këtij viti do të pajisë me certifikatën e pronësisë gjithë banorët që nuk kanë hipotekë”, deklaroi Anila Bisha.

Hipoptekimi i ndërtimeve ilegale është pjesë e ligjiit për legalizimin që ka filluar prej mëse dy vitesh. Procesi ndodhet në fazën kur janë publikuar edhe një pjesë e emrave përftues megjithëse nuk është dhënë asnjë tapi.

Me ndryshimet që shpesh i janë bërë ligjit, pushteti lokal është përjashtuar nga vendimmarrja, pasi ajo i takon Agjencisë së Legalizimit, në varësi të qeverisë.

Pushteti lokal aktualisht kryen vetëm ndërmjetësin në mbledhjen e dekumentacionit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA