Zëvendësshefi i EULEX-it Andy Sparkes ka deklaruar të enjten në
Mitrovicë se hetimi ndaj ish-ministrit të Transportit, Fatmir Limaj,
ende nuk ka përfunduar.

“Ekziston edhe urdhërarresti për vepra tjera, mirëpo ende nuk është vërtetuar nëse ai ka imunitet ndaj tyre apo jo”, ka deklaruar Sparkes, raporton agjencia serbe e lajmeve “Beta”. Kundër Limajt është ngritur aktakuza për krime lufte më 16 mars të vitit të kaluar.

Po në të njëjtën ditë ishin arrestuar edhe 11 persona tjerë, gjithashtu të akuzuar për krime lufte. Ndërkohë, kur ka kaluar një vit nga bastisjet e bujshme të EULEX-it në zyrat e Ministrisë së Transportit ish ministri i transporteve Fatmir Limaj në një nga televizionit kosovare ka kërkuar faktet konkrete për këtë ngjarje.

Sipas ish ministrit i cili vetën e konsideron viktimë ai kërkon shpjegime nga EULEX-i se perse ky spektakël siç ai e quan, nuk solli diçka konkrete. Ai eshte deklaruar i bindur qe EULEX, nuk ka asnjë fakt, prandaj sipas tij nuk ka edhe çka të thotë. Limaj mes tjerash deklaroi se nuk është marrë kurrë në pyetje për këtë çështje, për keqpërdorimin e tij të dyshuar.

Top Channel