Rruga, Berisha: Do ta përurojë Basha dhe Hushi

29/04/2011 15:45

Megjithëse ishte parashikuar që ceremonia inauguruese për ndërtimin e
tunelit të parë në rrugën Tiranë-Elbasan, të zhvillohej si një aktivitet
pa ngjyra elektorale, kjo ishte e pamundur te shmangej.

Jo vetem flamujt e partive te koalicionit, por edhe disa mesazhe te kryeministrit Berisha i theksuan ngjyrimet elektorale. Autostrada parashikohet te perfundoje ne nje afat kohor prej 18 muajsh, pra pak para zgjedhjeve te rregullta parlamentare te 2013-es. Por ajo qe thekson tani kryeministri Berisha, para zgjedhjeve lokale eshte inaugurimi i saj prej kandidateve te bashkise se Elbasanit, Durim Hushi dhe kandidatit per bashkine e Tiranes, Lulzim Basha, te cilin e falenderoi ne menyre te vecante per sigurimin e nje pjese te financimit nga Emiratet e Bashkuara Arabe.

“Shpreh bindjen se ne nje pranvere tjeter ,shume e afert pranvera e 2013-s do te bashkoje Tiranen me Elbasanin dhe se ne nje akt madhor do te presin shiritin qytetaret e pare te bashkise se Tiranes dhe Elbasanit, sepse njesoj si diamantit, po i pastrojme pluhurin qe grupi anti-tunel hodhi ne parlament kunder kesaj vepre, enderr te shqiptareve”, tha Berisha.

Por nuk ishte vetem kaq. Duke e quajtur autostraden nje korridor-jetik, qe i shtohet 8 mije kilometrave rruge te shtruara nga keto 8 vjet, kryeministri Berisha ironizoi kryetarin e Partise Socialiste, Edi Rama, kur permendi kohen e shkurtuar te udhetimit nga kryqyteti drejt juglindjes se vendit.

“Kryetari i opozites, nese do te jete atehere, do te thote se kryetari i qeverise udheton me reaktiv dhe jo me helikopter. I ka mbetur mendja tek rruget e vjetra, por le te vazhdoje. Nuk merremi me kete  pune”, tha Berisha.

Top Channel

PORTOKALLI Portokalli - AG SHOW - Bileta