Shkrimtari nacionalist serb, Dobrica Qosic ka deklaruar se ideja e tij e hedhur 30 vjet më parë për ndarjen e Kosovës sot është më e vështirë të realizohet.

“Idenë për ndarjen e Kosovës unë e kam propozuar rreth 30 vjet më parë. Atëherë ajo ka qenë shumë e lehtë të realizohej, por u anashkalua. Ndërsa tani, ajo është shumë e vështirë”, ka pohuar Qosic.

Deklaratën e tij nacionalisti serb e ka bërë për të përjavshmen e njohur serbe “Nin”, pas deklaratave të negociatorit serb, se në bisedimet me Kosovën do të diskutohet edhe ndarja e saj.

Pothuajse tre dekada më parë Qosic vizatoi edhe hartën e ndarjes së Kosovës, ku 70 për qind e territorit shkonte në favor të Serbisë dhe 30 % për shqiptarët.

Top Channel