Policia e Kosovës ka shprehur keqardhjen e saj për deklaratat e kryetarit të komunës së Prishtinës, Isa Mustafa, i cili e akuzoi këtë institucion për veprime të njëanshme.

“Ngritja e paraleleve mes Policisë së Kosovës dhe strukturave të UDB-së, të cilat kanë ushtruar dhunë dhe genocid në Kosovë, dëmton rëndë imazhin e policisë dhe sulmon neutralitetin e saj”, thuhet në një reagim.

Policia e Kosovës ka deklaruar se ajo është një institucion i pavarur dhe që nuk do të ndikohet nga asnjë presion i jashtëm, ngado që të vijë.

Ditën e djeshme Mustafa akuzoi strukturat e krimit ekonomik se po kryejnë hetime të njëanshme ndaj qeverisjes vendore në Prishtinë.

Top Channel