Pinari, akuza Patrik Henrit

29/04/2011 15:20

Ish- kreu i kompanise amerikane SAC, Patrik Henri kthehet në një ndër personat më të kërkuar në procesin ‘Gerdeci’. Sikurse per disa muaj me radhe, prokuroria e kerkoi dhe e priti serish,
por Patrik Henri refuzoi të vinte nga Shtetet e Bashkuara edhe ne
seancen e 131-të te ketij procesi. Ai vazhdon te konsiderohet si pike kyce.

Dy dite pasi Dritan Minxolli i shpjegoi gjykates domosdoshmerine se perse amerikani Henri duhet te vije ne gjykate,Ylli Pinari iu kthye kesaj ceshtjeje ne seancen e radhes, duke numeruar 10 arsyet per paraqitjen e Henrit. Sipas Ylli Pinarit, Patrik Henri nuk ka zbatuar detyrimet e tij kontraktuale, duke sjelle pasojat e renda te tragjedise se Gerdecit, dhe ai nuk duhet te justifikohet e t’i ike pergjegjesise me deklarime ne korrespondence, por duhet te vije t’i pergjigjet ne gjykate.

“Patrik Henri, – tha Pinari – duhet te vije te sqaroje deklaratat qe ka dhene, sepse ai nuk thote te verteten dhe genjen, duke rene ne kundershtim me dokumentat qe ai ka leshuar e firmosur me MEICO”.  Ylli Pinari shtoi, se ‘Patriku do te krijoje profilin e nje personi te paditur dhe qe nuk kishte informacion per aktivitetin qe zhvillonte ne Shqiperi’.

“Por Patrik Henri, – tha Pinari, – ka qene ne vendin tone tete here dhe pjesen me te madhe te kohes e kalonte me takime me persona e ne zyra, ku informohej per investimin e tij, mes te cilave dy takime i ka patur ne Dhomen e Tregtise ne Tirane. Patriku genjen – perseriti Pinari –  sepse ne fashikuj ka fakse e kontrata te firmosura nga vete ai dhe per cdo njeren prej tyre eshte pergjegjesi e tij”.

Pinari i tha gjykates se Henri kerkon t’ua veshe pergjegjesine te tjere, kur ne fakt ne te dy kontratat me MEICO-n dhe SAC, ai merr persiper  se bleresi SAC do kryeje demontimin dhe ne kushte te larta sigurie, sipas kerkesave teknike te sigurise. Duke e akuzuar ne cdo paragraf te deklarates se tij, se “Patrik Henri genjen edhe kur thote se ‘Gerdecin ia ka thene MEICO’, pasi dokumentat, – tha Pinari, – nuk flasin aspak per nje gje te tille, sepse ai vete sygjeron qe nje fabrike e vjeter municionesh do ishte vend i mire”. Seancen e ardhshme nis pyetja e te pandehurve nga prokuroria.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA