OSBE/ODIHR: Klima elektorale, e tensionuar

29/04/2011 17:40

OSBE/ODIHR ka publikuar raportin e dytë mbi procesin parazgjedhor në Shqipëri, ku ka shprehur tone kritike ndaj situatës së tensionuar elektorale.

“Pavarësisht thirrjeve për qetësi, mjedisi politik mbetet i tensionuar. Tensionet në fushatë janë pasqyruar në disa incidente të dhunshme”, thuhet në raport.

Sipas dokumentit zyrtar, një tjetër problem i rëndësishëm është konstatimi i ushtrimit të presionit ndaj administratës publike, si dhe mësuesve dhe nxënësve.

Një tjetër kritikë që bën raporti është se autoritetet vendore nuk kanë ndjekur procedura uniforme për listat, ndërkohë që ka disa mospërputhje në numërimin e votuesve në listat përfundimtare.

Ndër të tjera, raporti vlerëson se KQZ ka ecur përpara në drejtim të miratimit të rregulloreve për zgjedhjet dhe se shumica e KZAZ-ve po punojnë me efikasitet.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA