Qeveria e Kosovës ka vendosur të themelojë një institut për studimin e krimeve të luftës, i cili do të evidentojë krimet e kryera gjatë periudhës 1990-99 dhe do të përgatisë një padi ndaj Serbisë.

“Në Kosovë kanë ndodhur krime luftë në vitet 1990-99 dhe ato duhet të evidentohen. Ky është qëllimi ynë, që në mënyrë profesionale dhe në kuptimin juridik, politik, historik e ushtarak të pasqyrojmë atë që ka ndodhur në këtë periudhë”, ka deklaruar zëvendëskryeministri Hajredin Kuci.

Kuci ka bërë të ditur se instituti në fjalë do të përbëhet nga ekspertë vendorë dhe ndërkombëtarë dhe ka premtuar se qeveria do ta mbështesë plotësisht atë.

Top Channel