23 persona në Vushtri të Kosovës janë shtruar në spital pasi janë helmuar pas konsumimit të një sasie ushqimi në një restorant.

Lajmin e bëjnë të ditur mediat kosovare, të cilat saktësojnë se personat e helmuar janë nën kujdesin e mjekëve.

Sipas burimeve, me propozim të prokurorit publik, helmimi është trajtuar si vepër penale dhe mbi të po kryhen hetime.

Dyshohet se ushqimi i konsumuar ka qenë i ndenjur përtej afateve të lejuara, gjë që ka shkaktuar anomali tek konsumatorët.

Top Channel