Kate e William bëjnë betimin

29/04/2011 12:45

Kate dhe William janë burrë e grua. Në Abacinë e Westminster, princi
William dhe e përzgjedhura e tij, Kate shkëmbyen premtimin para syve të
miliona personave.

Kate e tha betimin e saj me gjysmë zëri duke parë në sy burrin e saj. Unazën qe do ta mbajë vetëm ajo, është nje krijim me arin e gjetur në Wells, te nxjerrë nga miniera që është në pronë të Familjes Mbretërore.

Middleton ishte një princeshë e vërtetë përrallash në momentin kur hyri në Abacinë e Westminster, me vetëm një minutë vonesë.Fustani i dizenjuar nga Sarah Burton është frymëzuar nga Grace Kelly. Ka formë V në kraharor, i thjeshte, shume i bukur dhe i gjatë tre metra.

“Të dua, je shumë e bukur” (I love you, You look beautiful) kanë qenë fjalët e para që fjalët e para që Princi William i tha Kate. Princi mban të veshur uniformën e kolonelit të  Gardës Irlandeze.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA