Dasma mbretërore, Kate mbërrin në Abaci

29/04/2011 12:05

Kate Middleton, mbërrin në Abacinë Westminster në Londër e shoqëruar nga
babai i saj, dhe i pritur me shumë gëzim nga princi William dhe
mbretër, mbretëresha, princër, princesha, aristokratë dhe njerëz të
rëndësishëm nga e gjithë bota.

Nusja mban të veshur një fustan të mrekullueshëm ngjyrë pana, (jo aq i gjatë sa ishte parashikuar), flokët e saj janë të lëshuar dhe velloja i ka mbuluar këndshëm fytyrën.

Ka nisur zyrtarisht ceremonia martesore me e madhe e shekullit dhe pritet që cifti i martuar të dalë në ballkon rreth orës 13:30 me orën e Londrës.

Miss Middleton zgjodhi firmën Alexander McQueen dhe kishte dëshirë që
fustani i saj të përputhej me traditën dhe modernen. Middleton punoi me
Sarah Burton për të krijuar fustanin e saj të dëshiruar.

Motra e Kate ishte ajo që i mbajti fustanin ndërsa hynë në Abaci.

Nusja udhëtoi me makinë e shoqëruar nga i ati i saj, Michael dhe e motra, duke përshëndetur mijëra njerëz që ndodheshin rrugëve të Londrës.

Të ftuarit e dasmës kane parakaluar ne rruget e Londres nen vezhgimin e dhjetëra mije admiruesve qe po ndjekin nga afer kete ceremoni te famshme martesore.
 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA