Britania është përfshirë nga ethet e dasmës mbretërore, kryefjala e
ditës për vendin, një event i shumëpritur, një ceremoni madhështore, por
edhe një paradë e vërtetë personash të famshem e luksi që konsumohet
përpara syve të britanikeve dhe të ardhurve nga e gjithë bota për këtë
rast.
Te ftuarit e dasmes, perfshire edhe David dhe Viktoria Beckham, si dhe Sir Elton John, nisen te mberrijne ne ëestminster Abbey pak pas ores 8:30, me oren lokale. Beckham, qe kishte vendosur medaljen e tij te “Urdhrit te perandorise britanike“, u dergoi nje pershendetje te perzemert njerezve te rreshtuar ne ane te rruges ndersa priste te zinte vend brenda nderteses historike.
Aktori Rowan Atkinson, i famshem si mister Bean ishte gjithashtu ne mesin e te ftuarve speciale. 1.900 vete jane kane marre ftesat per ceremonine fetare, por vetem 300 nga keta jane thirrur ne banketin e ofruar nga prince Charles.
Ceremonia brenda ëestminster Abbey ndiqet nga 40 kamera, nje sere fotografesh dhe 28 reportere. BBC eshte nje nga te paktat media qe jane lejuar brenda godines. Mesazhe urimi kane mberritur nga i gjithe globi. Ne fakt, edhe astronautet nga stacioni hapesinor nderkombetar i kane uruar ciftit jete te gjate e te lumtur.
Top Channel