Bordi: Shkelje nga disa operatorë

29/04/2011 18:45

Në një seancë diskutimi me Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, Bordi i Monitorimit të Medias ka deklaruar se disa operatorë televizivë kanë bërë shkelje përsa i takon kohës kushtuar fushatave të kandidatëve.

Por nga ana tjetër, anëtarët e bordit kanë vlerësuar vendimin e disa mediave, si Top Channel dhe Ora News, për të refuzuar kasetat e gatshme nga shtabet elektorale.

“Operatorët televizivë kanë deklaruar se i kanë mundësitë që të ndjekin aktivitetet”, ka deklaruar një prej anëtarëve të bordit.

Në një moment, përfaqësuesi i PD në KQZ, Njazi Kosovrasti u acarua me anëtarët e bordit pasi nuk ra dakord me raportin e paraqitur prej tyre.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA