Berisha inauguron punimet për tunelin e Krrabës

29/04/2011 11:20

Kryeministri Sali Berisha inauguroi nisjen e punimeve për ndërtimin e
tunelit të Krrabës duke realizuar shpërthimin simbolik të kësaj vepre.

“Sot fillon të bëhet realitet ëndrra e miliona udhëtarëve. Për 18 muaj do të përfundojë autostrada Tiranë-Elbasan.Pas rrugës së kombit, autostrada Tiranë-Elbasan, është vepra e dytë madhore, duke e kthyer Elbasanin në qytetin më të afërt më kryeqytetin”, theksoi Berisha, duke shtuar se ky është segmenti më nevralgjik i Boshtit të Jugut.

Autostrada Tiranë-Elbasan do të jetë 31.17 kilometra me katër korsi dhe dy tunele, më i gjati prej të cilëve do të jetë 2.4 kilometra. Do të ketë 7 mbikalime, 4 nënkalime dhe shpejtësi lëvizjeje deri në 110 kilometra në orë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA