Ministri i Brendshëm i Kosovës, Bajram Rexhepi ka kërkuar një angazhim maksimal nga të gjitha strukturat përgjegjëse për forcimin e kontrollit të kufijve.

Duke folur në mbledhjen e bordit të posacëm, Rexhepi ka paralajmëruar se në fund të vitit do të bëhet një vlerësim i përgjithshëm mbi plotësimin e strategjisë për meanxhimin dhe integrimin e kufijve.

“Policia dhe doganat të ndërmarrin angazhime shtesë në mënyrë që të menaxhojnë fluksin e madh të hyrje-daljeve gjatë sezonit të verës”, ka deklaruar Rexhepi.

Një ditë më parë, ministri i Brendshëm u vu në qendër të vëmendjes pasi kritikoi misionin EULEX, duke thënë se kishte dështuar në vendosjen e ligjit në veri të Kosovës.

Top Channel