Rama: T’i japim Berishës përgjigjen që meriton
28/04/2011 11:00
Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama deklaroi se votimi i njerëzve në 8
maj për kandidatët e Aleancës për të Ardhmen janë e vetmja rrugë për
t’i dhënë Berishës përgjigjen që meriton.
Kreu socialist ishte sot në një takim me banorët e njësisë 7 në Tiranë, ku theksoi shqetësimin e qytetarëve për cmimet e larta që kanë prekur edhe medikamentet mjekësore.
“Në 8 maj Saliu ka për të marrë përgjigjen që meriton. Përpjekjet e qeverisë për të trembur njerëzit janë të dëshpëruara. Vota është fuqia që kemi për të mbrojtur të ardhmen”, tha Rama.
Top Channel