Rama: 8 Maji, votë për dinjitetin

28/04/2011 00:00

Gjatë një mitingu me banorë të minibashkisë numër 4, ku rikandidon Vait Kalaja kryetari i bashkisë, Edi Rama ka sqaruar si fillim akuzat për tapetin e barit që është vendosur në sheshin Skënderbej për të cilin Rama tha se sheshi është një tregues i mirë i viziont të Bashkisë së Tiranës.

“Kush e ndjek fushatën nëpërmjet televizorit, ka para përpara nja 2 ditësh televizorin e Saliut që të hapte lajmet duke thënë që në qendër të Tiranës po shtrohet bara gjysmë artificial, madje edhe i rrezikshëm për shëndetin. Në qendër të Tiranës po fillon të duket ai që do të jetë sheshi i ri Skënderbej dhe është shfaqur vetëm një copëz e vogël e projektit spektakolar të atij sheshi”, tha Rama.

Rama u ka bërë thirrje banorëve të kësaj zone të votojnë në 8 Maj bashkë me demokratët kandidatin e Aleancës për të Ardhmen  duke ndëshkuar e marrë hak ndaj qeverisë për varfërinë, papunësinë dhe cdo pakënaqësi tjetër.

“8 Maji është dita për të marrë hak, që me votë ta gjykojë e ta ndështojë qeverinë sepse qeveria në demokraci është shërbetori që votohet kur të shërben mirë dhe nxirret jashtë kur të shërben keq. Duhet të flisni edhe me demokratët, është rasti i tyre për ta cliruar Partinë Demokratike, për të cliruar energjinë e jashtëzakonshme pozitive që lindi flamurin e Partisë Demokratike të kthyer sot në një thes për të mbledhur para nga xhepat e shqiptarëve dhe një shkop për t’u përdorur si kërbaç atëherë kur shqiptarët thonë në nuk jemi dakort”, shtoi Rama.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës ka akuzuar kundërshtarët e tij se nuk dinë të  respektojnë dinjitetin e popullit, por keqpërdorin atë për interesa të tyre.

“Më 8 Maj kurrë më, kurrë më me një qeveri e cila nuk di të respektojë dhe të dojë popullin e vet, e cila nga një anë ata që e votojnë dhe e mbështesin i trajton sikur i ka në xhep, rob të vetët dhe ata që nuk e duan dhe nuk e mbështesin i trajton sikur t’i kishte armiq, i trajton më keq sec do ta trajtonte qytetarin një pushtues”, deklaroi kreu i Bashkisë së Tiranës para mbështetësve në njësinë nr.4.

Rama ka theksuar se kundërshtarët e tij nuk kanë asnjë plan zhvilimi as për qytetet komunat apo bashki, por thjeshtë bejnë premtime të genjeshtërta.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA