PS, protestë para KQZ-së
28/04/2011 14:40
Mbështetës të kandidatit të Partisë Socialiste për Kamzën, Rakip Suli
kanë zbarkuar para dyerve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve duke
kërkuar lëvizjen e disa qendrave të votimit nga ambientet private ku
janë vendosur në shkollat shtetërore.
Sipas tyre KQZ e ka marre kete vendim per t’i dhene mundesine njerezve te kandidatit rival demokrat Xhelal Mziu per te manipuluar procesin zgjedhor te 8 Majit.
Protesta qe ka zgjatur me shume se 1 ore nuk ka marre pergjigje nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Megjithatë organizatoret kane paralajmeruar vazhdimin e tyre nese KQZ nuk do te marre parasysh kete kerkese ligjore te tyren.
Top Channel