Behgjet Pacolli, i cili deri në qartësimin e kompetencave të tij bojkotoi mbledhjet e qeverisë, të entjen u shfaq në Kuvendin e Kosovës në cilësinë e zëvendëskryeministrit të qeverisë.

Mirëpo a është zëvendësi i parë i Thacit apo jo, kjo nuk u qartësua as sot pasi ai nuk zuri karriken e numrit dy të qeverisë.

Mirëpo për Pacollin kjo ka pak rëndësi. Atij tashmë i është plotësuar kërkesa që të ketë kompetenca shtesë në fushën e lobimit, investimeve të huaja dhe funksionimin e ligjit.

Për bashkërendimin e punëve të tij në këto dikastere do të krijohet një task forcë. “Do jem pjesë e kësaj task force dhe jam i bindur se suksesi nuk do të mungojë”, ka deklaruar Pacolli.

Teorkishit, Behgjet Pacolli i ka zënë vendin Hajredin Kucit, i cili edhe në mandantin e dytë të qeverisë Thaci kishte pozitën e zëvendëskryeministrit të parë. Porpraktikisht, me krijimin e task forcës, Pacolli merr kompetenca nga të gjitha dikasteret.

“Janë të lidhura tre gjëra, lobimi, sjellja e investitorëve dhe vendosja e ligjit. Këto tre dikastere do të formojnë një ligj që quhet task forcë dhe do të punohet”, ka nënvizuar Pacolli.

I pyetur për njohjet, Pacolli tha se situata politike e ka penguar aktivitetin e tij të lobimit, por megjithatë paralajmëroi njohjen nga Pakistanit dhe Bangladeshi.

Top Channel