Kryetari i komunës së Prishtinës, Isa Mustafa ka lëshuar një seri akuzash në adresë të Policisë së Kosovës, e cila sipas tij, përmes njerëzve të SHIK-ut është duke bërë shantazhe politike.

Në një konferencë për shtyp, Mustafa ka shfaqur shqetësimin e tij lidhur me disa hetime që janë duke u zhvilluar ndaj zyrtarëve të komunës nga departamenti i policisë për krime ekonomike, metodat e të cilës, Mustafa i ka krahasuar me ato të UDB-së.

“Për më tepër, njerëzit e SHIK-ut janë transferuar brenda institucioneve të Kosovës dhe në këtë mënyrë po marrin rolin e ngulfatjes së shtetit përmes krijimit të një shteti policor”, ka deklaruar Mustafa.

Top Channel