Princi William dhe bashkëshortja e tij e ardhshme Kate Middleton, morën pjesë në provat gjenerale në kishën e famshme të Ëestminster në Londër.
Gjatë ceremonisë se dasmës se tyre në kryeqytetin anglez, do të gjenden mbi 600 mijë persona të ardhur nga e gjithë bota, ndërsa rreth 30 milion të tjerë do e ndjekin ceremoninë nga ekranet televizive.
Flamuj gjigantë nëpër rrugë dhe nëpër dyqane theksojnë edhe njëherë ndjenjën e mirë që mbizotëron mes britanikëve për këtë martesë.
Por për Kate Middleton, lidhja në kurorë vjen me një cmim. Gazeta gjermane Bild ka arritur të zbulojë cfarë parashikon marrëveshja paramartesore e firmosur nga cifti pranë studios ligjore “Spears” në Londër.
Sipas Bild në rast divorci Kate do të humbiste automatikisht kujdestarinë e fëmijëve. Me vështirësi të madhe ajo ka arritur të shtojë një klauzolë që i jep të drejtën të takojë fëmijët pa kufizime, e drejtë kjo që përfshin edhe prindërit e saj.
As nga ana ekonomike Middleton nuk do t’i interesonte një divorc. Nga pasuria prej 14 milion eurosh e William, që pas vdekjes së mbretëreshës Elisabet do të shkonte në 327 milion euro, Kate nuk përfiton asgjë përvec një pensioni ushqimor.
Nuk ndodhi kështu me princeshën Diana më 1996, kur ndarja nga Charls i solli përfitime prej gati 17 milion stërlinash.
Nëse martesës do t’i vinte fundi, Kate do t’i thoshte lamtumirë edhe titullit të fisnikërisë, sepse kurora britanike ka rezervuar t’ia heqë në rast divorci.
Top Channel