Masterplani i qytetit të Korçës, i reklamuar më herët në Top Story edhe nga kryetari aktual i bashkisë dhe kandidati socialist më 8 Maj, Niko Peleshi, u mbrojt edhe nga nënkryetari i Bashkisë së Korçës, Sotiraq Filo në Top Show.
Zoti Filo tha se masterplani është realizuar pas një konkursi ndërkombëtar ku morën pjesë 4 firma. Sipas tij, i gjithë produkti ka ardhur si pasojë e një procesi prestigjoz dhe transparent në shëbrim të ndërtimit të një qyteti ku përparësi t’i jepet turizmit.
Por zoti Filo u kundërshtua nga arkitekti, Ilir Voci i cili tha se masterplani nuk ka qenë transparent dhe në të ka shkelje ligjore dhe është deformuar studimi i konkursit ndërkombëtar, duke parashikuar ndërtime pranë katedrales, e cila mbart vlera për qytetin.
Top Channel