Qeveria e Kosovës ka siguruar qytetarët kosovarë se nuk do të ketë ndarje të vendit. Numri dy i qeverisë, Hajredin Kuci ka deklaruar se pala kosovare nuk ka një synim të tillë në bisedimet që po zhvillon me Serbinë.

“Ndërmarrja e hapave të tillë do të dridhte tërë rajonin e Ballkanit dhe do të sillte pasoja të mëdha. Kosova po bisedon me Serbinë vetëm për cështje teknike dhe asgjë tjetër”, ka pohuar Kuci.

Ndërsa deputeti i partisë Vetëvendosje, Glauk Konjufca ka deklaruar se, nëse ndarja e Kosovës shtrohet si opsion, përgjegjësia do të jetë vetëm e qeverisë.

“Politika aktuale e qeverisë po e dërgon vendin drejt ndarjes. Për t’i shpëtuar kësaj alternative duhet të ndërpriten menjëherë bisedimet me Serbinë”, ka pohuar Konjufca.

Top Channel