Korcë, thyhen zyrat elektorale të kandidatit Peleshi

28/04/2011 10:15

Një tjetër incident elektoral është shënuar në qytetin e Korcës. Disa
zyra elektrorale të kandidatit socialist në qytet janë sulmuar dhe thyer
gjatë orëve të natës.

Partia Socialiste ka deklaruar se janë thyer xhamat e dy zyrave në lagjen Radanec ku janë grisur edhe posterat elektoralë të kandidatit Niko Peleshi.

Sulme gjatë natës ndaj zyrave dhe simboleve të subjektit të majtë ka patur dhe në lagje të tjera periferike të Korcës. Një tjetër zyrë është thyer në lagjen 6 të Korcës ku dëmtimet kanë qenë të shumta. Partia Socialiste i ka konsideruar këto si akte vandale. Policia ka nisur hetimet per kete rast.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA