Dervishi: Refuzimi i debatit, vetëvrasje

28/04/2011 21:40

Për analistin Lutfi Dervishi, refuzimi i kandidatëve kryesorë në zgjedhjet lokale për të dalë në debate televizive është anormale.

Duke komentuar refuzimin që kandidati i PD Lulzim Basha i bëri ftesës së “Top Story”, Dervishi është shprehur se paraqitja e alternativave nga kandidatët është thelbësore për votuesit.

“Mospjesëmarrja në debat është vetëvrasje, kandidati është ndëshkuar për të humbur. Është e papranueshme të bëjmë hapa mbrapa pas 10 vjetësh. Zgjedhjet lokale bëhen për pbulikun, i cili do të vendosë për kë do të votojë vetëm duke dëgjuar alternativat”, ka deklaruar Dervishi.

Por këtu, sipas tij, është edhe fenomeni i kapjes së mediave nga politika, e cila i shantazhon ato për interesat e veta.

“Sa për mediat, sot media e ka dorëzuar “mandolinën” tek politika. Jemi në këtë situatë ku në vend që mediat “të shantazhojnë”, është politika ajo që e bën këtë”, ka pohuar Dervishi.

Ndërsa dorëzimin e kasetave të montuara nga partitë politike mbi fushatën e kandidatëve, Dervishi e ka cilësuar si të papranueshme.

“Ideja e kasetave është e papranueshme, alogjike dhe s’ka sens në një sistem demokratik”, është shprehur analisti i njohur i shtypit shqiptar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA