Prokuroria serbe për krimet e luftës do të nisë një hetim të ri lidhur me dyshimet për vrasjen e civilëve serbë në Kroaci.

Lajmin e ka bërë të ditur prokurori serb për krimet e luftës, Bruno Vekaric, i cili ka saktësuar se bëhet fjalë për krime të kryera në Dvor, në vitin 1995.

Vekaric ka theksuar se hetimi po ngrihet pas dëshmisë së një ushtari danez, për vrasje të civilëve serbë në këtë lokalitet.

Nga ana tjetër, edhe prokuroria kroate ka njoftuar se do të nisë një hetim policor mbi ngjarjen ku dyshohet të jenë vrarë 12 persona.

Top Channel