Me kërkesë të radikalëve serbë, sot parlamenti debaton rreth Kosovës, me
theks të veçantë rreth fillimit të negociatave me Prishtinën zyrtare.

Po ashtu edhe kryeministri Mirko Cvetkovic dhe anëtarët e kabinetit të tij, sipas Telegraf, do t’i përgjigjen pyetjeve te deputetëve lidhur me “përcaktimin e politikës së Serbisë rreth Kosovës, në bazë të rezultateve të deritanishme të bisedimeve të ekipit negociues serb me institucionet e përkohshme në Prishtinë”.

Ditë më parë, shefi e ekipit negociues serb, Borisa Stefanovic bëri të ditur se nga mesi i majit do të mbahet takimi i radhës midis përfaqësuesve të Beogradit dhe Prishtinës lidhur me çështje teknike.

Top Channel