Matësit e kohës nuk shërbejnë vetëm për llogaritjen e orës. Në Shqipërinë e dikurshme numëroheshin 14 të tillë, sot më pak se kaq. “Simbolet e qyteteve” që i gëzojmë edhe tani, mbartin histori shumë vjeçare.

Sahatet, përveç funksionit të tyre parësor, kohë pas kohë, bëhen përfaqësues të vlerave të trashëgimisë kulturore.

Sulejman Dashi, arkitekt restaurator, që ka realizuar maketet e kullave që i kemi të gjalla edhe sot, thotë se objektet u lartësuan në kohën kur organizimi i “esnafëve” në shekullin e 17-të, arriti formën e plotë dhe kur ndërtimi i veprave social-kulturore u bë qëllimi kryesor.

“Sahati me i vjeter ne Ballkan eshte ndërtuar në Shkup në vitin 1555, kur Shkupi ishte një nga sanxhakët shqiptarë me një popullatë prej 85% shqiptarë. Në këtë kohë kishin Prizreni, Elbasani dhe Berati. Ky i Beratit sipas të thënave të Çelepiut në udhëtimet në Turqi ishte aq i madh sa mbante brenda 40 vetë”, tregon Sulejmani.

Kullat e Orës janë ndërtime qe i takojne periudhes osmane. Sipas dokumenteve historike, keto objekte u ndertuan fillimisht ne qytetet shqiptare dhe me pas u shtrine ne te gjithe perandorine. Shqiperia e kesaj periudhe ishte porta e hyrjes nga Perendimi ne Lindje dhe anasjelltas, per kete arsye, gjate tre shekujve pasardhes, duke u nisur nga ai i 17-ti, kullat e sahatit u ngritën ne qendrat e tyre, prane pazareve dhe shume afer objekteve te kultit te besimit mysliman, siç ishin xhamite.

“Po themi se sahati i Elbasanit maste me preçision minutat nga të katër anët. Aqif Pasha e inspiroi, ndërsa i biri Refiku i dha këtë datë kaq interesante”, shprehet Sulejmani.

Për disa prej tyre nuk ka te dhena te sakta per kohen e ndertimit, ajo qe dihet me saktesi eshte se kullat projektoheshin në pikën më të lartë të qytetit dhe sherbenin si rregullator i “jetës sociale”. Ali Pashe Tepelena, Aqif Pashe Elbasani, Mehmet Pashë Bushatlliu dhe Haxhi Et`hem Beu jane emrat qe njihen si themeluesit e tyre, esnafët ishin ata që i ndërtuan kullat në 14 qytetet e Shqipërisë.

“Ali Pashe Tepelena ndertoi nje ne Gjirokaster dhe nje ne Libohove. Po kështu Mehmet Pashë Bushatlliu ndërtoi një kullë sahati në Shkodër. Sahate të tjerë kemi pasur në Vlorë, kemi pasur në kalanë e Kaninës dhe një sahat në kalanë e Prezës. Më i vjetri tani është sahati i Krujës”, rrëfen Sulejmani.

Sahatet më të rinj jane ai Vlorës dhe Durrësit. I pari u ndertua në 1920, me nje stil bashkekohor, ne te gjenden te gdhendur simboli i Skënderbeut, Shqiponjës dhe Ismail Qemalit. Por, pavaresisht veçorive, stili i ndertimit te tyre duket se ndryshoi me evolucionin e mekanizmit që maste kohën.

Per nje kohe te gjate, sahatet neper qytetet e ndryshme te Shqiperise, i shpetuan vemendjes se mirembajtjes. Por restauratori Dashi thote se “disa prej tyre” sot jane ende ne gjendje pune.

Çdo qytet ka objektet e veta “lakmitare”, te mbetura pas viteve ’90. Nga ajo qe pame deri tani, kuptojme se ne traditen e urbanistikes shqiptare, “Kulla e Sahatit” do te jete njera prej tyre, qe me shume modesti mund ta quajme “Big Ben”-i shqiptar, i modeluar me kujdes për disa nga qendrat urbane.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel