Dy ditët e fundit ka rinisur vendosja masive e targave të reja të
Serbisë në veri të Mitrovicës. Ndërkohë drejtori i përgjithshëm i
Policisë së Kosovës, Reshat Maliqi ka theksuar se policia do të vazhdojë
të ndalojë çfarëdo iniciative e veprimi që është në kundërshtim me
ligjet e Republikës së Kosovës, e në këtë rast do të bëhet edhe
konfiskimi i targave serbe.

Sipas RTK-së, shefi i Policisë së Kosovës u ka bërë më dije të gjithë atyre që mendojnë të veprojnë në kundërshtim me ligjet e Republikës së Kosovës se do të përballen fuqishëm me forcat e rendit.

Sipas tij, edhe pse në pjesën veriore përgjegjësi më të madhe ka misioni EULEX, në rastet kur rrezikohet jeta e qytetarëve njësitet e Policisë së Kosovës reagojnë pa leje të askujt dhe do të ndalojnë veprimet kriminale.

Top Channel