Kosova po merr masa për të larguar 19 shtetas të saj që ndodhen në Siri, për shkak të trazirave që kanë ardhur si pasojë e revoltave anti-qeveritare.

Lajmin e ka bërë të ditur Ministria kosovare e Jashtme, e cila ka saktësuar se tërheqja e qytetarëve kosovarë do të bëhet nesër dhe pasnesër.

Ministria e Jashtme në Prishtinë u ka bërë gjithashtu thirrje qytetarëve kosovarë që të mos udhëtojnë në Siri, ndërsa atyre që ndodhen aty të largohen nga zonat e rrezikshme.

Top Channel