Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga është takuar me ambasadorin e Republikës së Çekisë, Jiri Dolezel.

Presidentja Jahjaga, bën të ditur Telegraf, theksoi se Republika e Kosovës është e përkushtuar për përmbushjen e standardeve demokratike, në mënyrë që sa më shpejt të bëhet pjesë e Bashkimit Evropian dhe e strukturave të tjera euroatlantike.

Ajo tha se hapja e dialogut për liberalizimin e vizave është një proces i domosdoshëm në rrugën e integrimit të Kosovës në familjen e madhe evropiane.

Top Channel