SHBA: Amerikanët të largohen nga Siria

26/04/2011 09:15

Shtetet e Bashkuara kanë njoftuar qytetarët amerikanë që të largohen nga Siria, si dhe kanë urdhëruar evakuimin e pjesshëm të stafit të ambasadës së tyre në Damask.

Vendimi është marrë pas përhapjes së dhunës në vend dhe ofensivave të ashpra të ndërmarra nga forcat qeveritare ndaj protestuesve.

Departamenti i Shtetit ka deklaruar se stafi jothelbësor i ambasadës dhe të gjithë punonjësit e tjerë duhet të largohen.

Ndërkohë, qeveria siriane ka deklaruar se trupat e dërguara për të shtypur rebelimet kanë rivendosur qetësinë në zonat e tensionuara.

“Qeveria kishte dërguar trupa në qytete të ndryshme me kërkesë të qytetarëve që ishin të shqetësuar nga ekstremistët e armatosur”, ka deklaruar agjencia shtetërore e lajmeve.

I njëjti burim ka saktësuar se gjatë ndërhyrjeve janë arrestuar shumë persona, të cilët së shpejti do të dalin para gjykatës.

Top Channel