Eurodeputetja austriake Ulrike Lunacek është kandidate për marrjen e postit të përfaqësuesit të BE-së në Kosovë.

Lajmin e bën të ditur e përditshmja kosovare “Koha Ditore”, e cila iu referohet burimeve diplomatike në Bruksel.

Sipas burimit, kandidatura e Lunacek, aktualisht raportuese për Kosovën në PE, është mirëpritur nga shefja e Politikës së Jashtme të BE, Catherine Ashton.

Megjithatë, nënvizon gazeta, kandidatura e eurodeputetes për drejtimin e ICO-së nuk është ende e sigurtë.

Lunacek është anëtare e Partisë së Gjelbër austriake. Ajo u zgjodh deputete në Parlamentin austriak në vitin 1999 dhe është kujdesur për cështjet e politikës së jashtme.

Top Channel