Agjentë të Policisë së Kosovës kanë arrestuar sot dy ish-luftëtarë të
UCK-së, pasi nuk janë paraqitur në gjykatë në bazë të urdhërit të
prokurorisë së EULEX-it.

Lajmin e bëjnë të ditur mediat kosovare, sipas të cilave bëhet fjalë për Xhevdet Qeriqin dhe Sefedin Zukën, të cilët duhet të paraqiteshin në procesin që po zhvillohet në gjykatën e Prishtinës lidhur me protestën e korrikut të vitit 2009.

Gjatë kësaj proteste u lëshuan bomba molotov në drejtim të selisë së qeverisë dhe për këtë arsye prokuroria e EULEX lëshoi urdhër-arreste ndaj dy ish-luftëtarëve.

Ata duhet të paraqiteshin në gjykatë që më 15 shkurt, por deklaruan hapur se nuk do ta bënin një gjë të tillë. Si pasojë e mungesës Qeriqi dhe Zuka janë arrestuar sot, por pas një marrjeje të shkurtër në pyetje janë liruar.

Top Channel