Në Prishtinë janë ndezur debatet për emërimin e një rumuni në krye të policisë speciale të EULEX-it.

Selim Krasniqi, këshilltari i lartë politik në Ministrinë e Forcës së Sigurisë të Kosovës e quajti të padrejtë me argumentin se emërimi nuk duhet të vijë nga vende që nuk e njohin Kosovës.

Edhe Lëvizja Vetëvendosje i ka dërguar një letër zëvendëspresidentes së Komisionit Evropian dhe shefes së diplomacisë evropiane, Ketrin Eshton, në të cilën shpreh kundërshtimin për emërimin e kolonelit rumun.

Baroneshës Eshton i është kërkuar që të anulohet emërimi, për arsye se siç thotë Lëvizja Vetëvendosje, qeveria rumune që është përgjegjëse për vrasjen e Arben Xheladinit dhe Mon Balajt më 10 shkurt 2007.

Ndërkohë më e ashpër ka qenë kryesia e shoqatave të dala nga lufta e UÇK-së, sipas së cilës EULEX, me mosveprimet e tij e ka degraduar veten plotësisht dhe si i tillë është i panevojshëm.

Duke shprehur shqetësim të thellë për emërimin e rumunit Petre në krye të policisë speciale të EULEX-it, shoqatat e dala nga lufta thonë se populli i Kosovës ka humbur besimin te policia rumune, e cila vrau dy të rinj shqiptarë më 10 shkurt 2007.

Top Channel