Duket se nuk është e lëhtë të përcaktosh një vend në politikën kosovare për Behgjet Pacollin, edhe pse ai zyrtarisht mban postin e zv/kryeministrit.

Paqartësia shtohet për faktin se pozicioni i tij si përgjegjës për njohjet e reja të shtetit kosovar, dublohet nga institucione të tjera sic është Ministria i Jashtme.

Kjo situatë duket se e ka vënë në vështirësi realizimin e plotë të koalicionit mes PDK-së dhe AKR-së.

Një javë nga paralajmërimi i këtyre dy subjekteve politike për ndryshime në qeveri, ato ende nuk kanë ndodhur. AKR kërkon edhe dy poste të tjera ministrore si dhe qartësimin e komptencave të Pacollit në qeveri.

Pacolli tha para mediave në Kosovë se do t’i paraqesë një plan pune kryeministrit Thaci për t’u bërë pjesë e ekzekutivit.

Top Channel