Bankat greke kanë reduktuar borxhet ndaj Bankës Qendrore Evropiane në janar në 94.4 miliardë euro.

Kështu thonë të dhënat e publikuara nga Banka Qendrore e Greqisë, sipas të cilës në dhjetor bankat helene kishin marrë borxh 97.7 miliardë euro, si pjesë e një kredie emergjence të ofruar nga BQE.

Në maj të vitit të kaluar, qeveria greke evitoi vonimin e shlyerjes falë ndihmës prej 110 miliardë eurosh të dhëna nga BE dhe FMN.

Që atëherë, bankat greke kanë ngrirë plotësisht në tregjet bankare evropiane, nga frika se një mosshlyerje e borxhit sovran të Greqisë mund të marrë me vete edhe bankat e tjera të shtetit helen.

Top Channel