Sipas ish-presidentit të Qipros, Iorgos Vasiliu negociatat e Bashkimit
Evropian për anëtarësimin e Serbisë në Union do të nisin kur Prishtina
dhe Beogradi të bien dakord rreth shumë cështjeve dhe kur Brukseli të
jetë i sigurtë për arritjen e tyre.

Në një intervistë për agjencinë Tanjug, cituar nga Telegraf, Vasiliu ka thënë se ekziston nevoja të arrihet zgjidhje paqësore e konfliktit midis Beogradit dhe Prishtinës, dhe se me këtë do të fillojnë negociatat me Serbinë për anëtarësim në BE.

Ai beson se është e mundur që negociatat e Serbisë me BE-në të fillojnë edhe më parë nga c’parashikohet.

Top Channel