SHBA shqyrtojnë sanksionet ndaj Sirisë

25/04/2011 17:40

Administrata Obama po merr në konsideratë një seri opsionesh veprimi ndaj qeverisë së presidentit sirian Bashar al Assad.

Sipas mediave amerikane, mes opsioneve është edhe ai për aplikimin e sanksioneve ndaj zyrtarëve të vjetër, për të ndalur ndërhyrjet e dhunshme ushtarake.

Gjithashtu, masat mund të përfshijnë edhe ngrirjen e aseteve dhe ndalimin e marrëveshjeve ekonomike në Shtetet e Bashkuara.

Megjithatë, një zyrtar i lartë amerikan ka saktësuar se nuk ka një datë të caktuar se kur këto sanksione do të mund të vendosen.

Top Channel