Behgjet Pacolli, i emëruar si zëvendëskryeministër i Kosovës brenda
ditës së mërkurë do t’i dërgojë kryeministrit Hashim Thaci një dokument
me kërkesat e tij për detyrën e re.

Sipas RTK-së, Pacolli theksoi se ky dokument është i rëndësishëm dhe se nëse nuk plotësohen kërkesat atëherë qëndrimi i tij në qeveri është i pakuptimtë.

Pavarësisht vendimit për veten e tij, Pacolli ka pohuar se AKR-ja do të vazhdojë koalicionin me PDK-në.

Top Channel