Tjetër skandal regjistrohet në librat shkollorë maqedonas. Kësaj radhe
mësohet se në historinë e klasës së 6-të shqiptarët cilësohen si
barbarë.

Lidhur me këtë rast, historianë Skënder Hasani shprehet se identiteti maqedonas është në krizë, ndaj objekt i sulmit janë shqiptarët.

“Elitat politike shkencore maqedonase kanë bërë cmos që të baltosin shqiptarët. Ilirët në tekstet e historisë së klasës së 6-të paraqiten si fise barbare, që nënkupton se shqiptarët janë problematike që në gjenezë dhe janë e keqja e shoqërisë”,  shpjegon Hasani.

Top Channel