Pashkët janë festuar edhe në Kosovë në mesnatë në katedralen katolike Nënë Tereza në Prishtinë, ku besimtarët priten ringjalljen e Krishtit.

Dodë Gjergji, ipeshkvi i Kosovës ka cilësuar popullin shqiptar si popullin më të vuajtur ndër shekuj, duke i lënë vend më pas simbolikës së rilindjes.

Mesha ka nisur me ndezjen e zjarrit që simbolizon jetën në hyrje të katedrales, ndërsa nga ky zjarr është ndezur qiriu i Pashkëve që simbolizon ringjalljen e Krishtit.

Mbrëmjen e së dielës, ipeshkvi Dod Gjergji organizon pritjen për udhëheqësit e institucioneve vendase dhe përfaqësuesit ndërkombëtarë në Kosovë.

Top Channel