Meta në fushatë pa Berishën
23/04/2011 20:10
Gjatë një konference për shtyp në qytetin e Korçës, kryetari i LSI-së, Ilir Meta ka shpjeguar arsyet se përse gjatë kësaj fushate elektorale ai nuk është shfaqur asnjëherë në krah me kryeministrin Berisha.
Ai ka theksuar se është intensiviteti i fushatës shkaku kryesor, duke deklaruar se koalicioni mes dy forcave politike është më i fortë se kurrë.
Meta tha se është për të ardhur keq që çdo incident konsiderohet nga Partia Socialiste si për motive politike dhe se PS është e vetmja forcë që nuk bën thirrje për një fushatë të qetë duke përdorur gjuhën e urrejtes.
Top Channel