Zëvendësndihmësi i sekretarit amerikan të Shtetit, Thomas Countryman deklaron se ndarja e Kosovës nuk mund të diskutohet më.

Në një intervistë për radion Evropa e Lirë, zyrtari amerikan theksoi se kjo pikë është e qartë për palën serbe që përpara nisjes së dialogut të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian.

“Çështja e ndarjes apo e territorit nuk është në tavolinën e dialogut dhe nuk do të jetë në tavolinë. Këtë e kanë pasur të qartë të dyja palët para se të fillonte dialogu. Ekziston një numër çështjesh praktike në veriun e Kosovës, që duhet të diskutohen dhe mbi të cilat mund të ketë përparim”, tha Countryman.

Zyrtari ngriti shqetësim për banorët e veriut të Kosovës, veçanërisht serbët e Kosovës, nuk janë shërbyer gjithmonë ashtu siç duhet, qoftë nga Beogradi apo Prishtina, apo edhe qoftë nga Brukseli apo Uashingtoni.

Top Channel