Presidenti francez Nicolas Sarkozy i ka dërguar një mesazh homologes së
tij kosovare Atifete Jahjaga, të cilës i ka garantuar mbështetjen e
Francës në proceset integruese.

“Në këtë rrugë, për të realizuar këtë ambicje, ju mund të llogarisni edhe ndihmën e Francës, sikurse keni llogaritur mbështetjen e saj për të njohur dhe përforcuar shtetin tuaj”, është shprehur Sarkozy në mesazhin e tij.

Më tej kreu i pallatit Elize ka inkurajuar presidenten e Kosovës për kryerjen e reformave për forcimin e shtetit, si në ekonomi, ashtu dhe në sundimin e ligjit.

“Që nga shpallja e pavarësisë Kosova ka bërë reforma të rëndësishme, por të tjera duhet të bëhen, në vecanti për të konsoliduar institucionet, sundimin e ligjit dhe integrimin e pakicave”, ka shtuar Sarkozy.

Top Channel