Presidenti amerikan Barack Obama ka vlerësuar zgjedhjen e Atifete
Jahjagës presidente të Kosovës, duke e cilësuar atë si “shenjë të
maturisë politike”.

Në një mesazh dërguar homologes kosovare, Obama ka ritheksuar se Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të mbeten një mik i palëkundur i Kosovës.

“Ne do të vazhdojmë të punojmë me institucionet tuaja për të cuar përpara reformat e nevojshme për ndërtimin e një demokracie gjithëpërfshirëse dhe multietnike, si dhe për forcimin e ekonomisë dhe sundimin e ligjit”, është shprehur Obama.

Top Channel