Në listat zgjedhore në Maqedoni figurojnë jo vetëm emrat e qytetarëve që nuk jetojnë, por edhe minorenë që nuk kanë mbushur moshën e lejuar me ligj për të votuar.

Vetëm në zonën e Manastirit, Ohrit dhe Velesisë, janë evidentuar të paktën 16 mijë minorenë.

Emrat e të rinjve, nën moshë për të votuar i dorëzoi pranë Komisionit Zgjedhor Partia Liberal-demokrate. Nga ky subjekt thonë se Gruevski përmes kësaj metode, synon të manipulojë zgjedhjet më 5 qershor.

Liberal-demokratët u bëjnë thirrje të gjithë maturantëve që të verifikojnë nëse emri i tyre gjendet në listat zgjedhore.

Me ligjet dhe Kushtetutën maqedonase, të drejtë vote kanë të gjithë shtetasit që kanë arritur moshën madhore.

Nga Komisioni Shtetëror Zgjedhor, thonë se ende nuk janë shqyrtuar listat zgjedhore me emrat e personave minorë që nuk kanë të drejtë vote.

Në regjistër figurojnë gjithashtu edhe emrat e personave që kanë ndërruar jetë. Kjo konfirmohet nga vetë drejtuesit e KSHZ-së, të cilët njoftuan se për dy muaj numri i votuesve është rritur me 43 mijë.

Në Maqedoni dyshohen se janë rreth 200 mijë votues fiktivë.

Top Channel