Kuvendi i Kosovës ka zgjedhur sot me shumicë votash Gani Gërgurin guvernator të Bankës Qendrore të Kosovës.

Gjatë votimit në Kuvend ishin të pranishëm 99 deputetë, nga të cilët 58 votuan pro, 15 mbështetën kandidatin tjetër Safet Merovci, ndërsa 26 i shpallën të pavlefshme votat e tyre.

Banka Qendrore e Kosovës kishte mbetur pa guvernator që prej 23 korrikut të vitit të kaluar, pas arrestimit të ish-guvernatorit Hashim Rexhepi.

Rexhepi dyshohet për shpërdorim detyre, marrje ryshfeti, shmangie të tatimit dhe pastrim parash.

Top Channel