Përsëritet dhuna në sportin kosovar. Tifozë shqiptarë dhe serbë janë
përleshur mbrëmjen e djeshme në Kosovë, pas përfundimit të ndeshjes së
basketbollit mes ekipeve Sigal Prishtina dhe Bambi.

Sipas zëdhënësit të Policisë së Kosovës, Baki Kelani konflikti mes tifozëve ka nisur fillimisht me fyerje dhe pastaj situata ka degraduar në konfrontim fizik.

“Ata filluan të fyenin njëri-tjetrin dhe më pas kaluan në sulme me objekte të forta, duke shkaktuar dëme materiale në Pallatin e Rinisë”, ka deklaruar Kelani.

Më pas, sipas tij, ka ardhur ndërhyrja e policisë, e cila duhet të zbardhë një seri rrethanash, në vecanti përse policë serbë ndodheshin në stadium.

Kanë qenë pikërisht këta të fundit që kanë reaguar ndaj tifozëve kosovarë, për shkak se ishin ndjerë të fyer.

“Ende nuk dihet nëse është respektuar apo jo zinxhiri komandues nga pjesëtarët e policisë”, ka shtuar Kelani.

Top Channel